Robotët programohen të ndjejnë dhembjen

  • 26 May 2016 - 08:34
Robotët programohen të ndjejnë dhembjen

Disa robotë janë duke u programuar që ta 'ndjejnë' dhembjen dhe të reagojnë ndaj saj sikur që reagojnë njerëzit. Kjo bëhet me qëllim që robotët të mbrohen nga rreziqet, raporton gazeta Kosova Sot

Projekti në fjalë, i kryesuar nga shkencëtarët nga Universiteti i Leibniz-it në Hanover, ka hedhur poshtë kështu teorinë se robotët janë të dobishëm mu për shkak se nuk ndjejnë dhembje. "Dhembja është një sistem i cili na mbron", thotë kërkuesi shkencor Johannes Kuehn.

Shkencëtarët mendojnë se, duke i bërë robotët ta ndjejnë, apo më mirë të themi, ta regjistrojnë dhembjen dhe të reagojnë ndaj saj, robotët do të jenë më të sigurt dhe do të qëndrojnë më gjatë. Por, a munden ata ta keqpërdorin këtë një ditë, kundër neve? Shpresojmë që jo!

(Kosova Sot)