Një qytet australian pushtohet nga 100,000 lakuriqë

  • 26 May 2016 - 14:47
Një qytet australian pushtohet nga 100,000 lakuriqë

Bejtmans Bej në Nju Sauth Uells është pushtuar nga një numër aq i madh i lakuriqëve, saqë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

"Nuk mund t’i hap dritaret, e as t’i shtrij rrobat për t’u tharë”, thotë banorja lokale, Danielle Smith. "Përpos kësaj, nuk mund të mësoj për shkak të zhurmës së madhe që bëjnë lakuriqët. Nuk është aspak qesharake. Lakuriqët, thjesht, erdhën dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë në lidhje me ta”. Ajo që është edhe më e çuditshme në këtë mes, ka të bëjë me faktin se, ky lloj i lakuriqëve konsiderohet lloj i rrezikuar, prandaj autoritetet nuk lejohen t’i vrasin ata. Për këtë shkak, autoritetet e qytetit kanë tentuar që t’i përzënë lakuriqët me zhurmë dhe tym. Por, si duket, ata do të largohen vetëm kur t’u teket vetë atyre. 

(Kosova Sot)