Prodhohet ora më e saktë deri më tani

  • 28 May 2016 - 09:49
Prodhohet ora më e saktë deri më tani

Shkencëtarët kanë zbuluar një orë e cila është aq e saktë, saqë mund ta ndryshojë kohëzgjatjen e një sekonde. Aktualisht, koha matet bazuar në idenë e lavjerrësit, apo në rastrin e orës atomike, bazuar në ritmin përpara-prapa të një atomi të ceziumit. Ngjashëm me këtë, kohëzgjatja e një sekonde definohet si koha, e cila kalon gjatë 9,192,631,770 cikleve të sinjalit të mikrovalëve, të gjeneruara gjatë këtij procesi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Por, tani del se ka një mënyrë më të saktë të matjes së kohës. Ora optike, e cila për dallim nga orët normale atomike, përdor atomet e stronciumit, në vend të atyre të ceziumit, operon në pjesën e dukshme të spektrit elektromagnetik.

Orët optike ofrojnë një nivel shumë më të lartë të saktësisë sesa ndonjë lloj tjetër i orës. Për ta pasur idenë se sa të sakta janë këto orë, paramendoni sikur të kishit filluar të vraponit në fillim të universit, atëherë deri më tani do t’i humbnit vetëm 2 minuta. 

(Kosova Sot)