Çka nëse fëmijës suaj ia vendosin brenda një çip?

  • 28 May 2016 - 20:50
Çka nëse fëmijës suaj ia vendosin brenda një çip?

Sipas një njoftimi të "NBC News", vendosja e çipave në fëmijë do të ndodhë "më shumë ka gjasa herët, sesa vonë", dhe se amerikanët do ta pranojnë këtë proces sikur diçka krejt normale, sikur barkodi, p.sh. Nëna e tre fëmijëve, Steffany Rodroguez-Neely, thotë se ndjenja më e keqe i shkaktohet një prindi, kur atij i humb fëmija. Rodroguez-Neely, e cila vetë kishte pasur një përvojë të tillë të hidhur, tani mundohet që t'i bindë të gjitha gratë se, vendosja e një çipi në trupin e fëmijës së tyre, nuk do të jetë gjë e dëmshme, por do t'u ndihmojë atyre që, në çdo moment, ta dinë se ku e kanë fëmijën,transmeton gazeta Kosova Sot.

Por, Kerri Levey duket se ka mendim të kundërt: "Po flisni rreth vendosjes së një baterie brenda fëmijëve. Shtrohet pyetja, ku do të përfundojë kjo", pyet Levey. Me të vërtetë, vendosja e çipave në trupin e njerëzve, sidomos fëmijëve, është tepër shqetësuese. 

(Kosova Sot)