Spitali i vjetër psikiatrik në Skoci,i cili mund t'ju çmendë!

  • 28 May 2016 - 23:35
Spitali i vjetër psikiatrik në Skoci,i cili mund t'ju çmendë!

Nuk ka ferr më të keq, sesa të mbetesh i ngujuar në një çmendinë përjetësisht. Shpirtrat në "Bethany House" në Skoci e dinë më së miri këtë,transmeton gazeta Kosova Sot.

Nuk ka rëndësi çka thoni, e as çka bëni. Të ngujuar në një botë midis të të gjallëve dhe të vdekurve, fantazmat kanë vetëm një qëllim: prishjen e paqes së të gjallëve. 

Shpirtrat e padëshiruar

I tillë është rasti me fantazmat, të cilat mblidhen në "Bethany House", në Skoci. Të torturuar, të privuar nga njerëzimi, të tillë ishin pronarët e këtyre shpirtrave, të cilët dikur trajtoheshin në atë që ishte spital psikiatrik. Ajo që dihej atëherë, me atë që dihet tani rreth çrregullimeve mendore, dallon shumë, prandaj, si të tillë, pacientët abuzoheshin dhe keqtrajtoheshin vazhdimisht.

Shpirtrat e rrezikshëm

Banorët lokalë të kësaj zone flasin për një pacient, të cilin e kishin trajtuar aq shumë me elektroshok, sa që ai, një mbrëmje, ia del ta marrë një thikë dhe vret një rojë, para se t'ia marrë vetes shpirtin. Pa pasur mundësi që të prehet në paqe, shpirti i këtij pacienti thuhet se ka mbetur i ngujuar në "Bethany House", duke pritur një shans për të sulmuar përsëri. Ky shpirt është vetëm njëri nga dy entitetet e frikshme të këtij vendi. Shpirti tjetër i takonte një infermiereje, e cila punonte me gratë e abuzuara, shtatzëna, të cilat po ashtu vendoseshin në këtë spital. Legjenda urbane thotë se kjo infermiere e kishte zakon që t'i torturonte gratë deri në atë masë, saqë ato të abortonin si pasojë e torturave. Në një çast, njëra nga gratë e abuzuara e sulmon dhe e vret këtë infermiere. Edhe shpirti i infermieres sorollatet në këtë çmendinë të braktisur, në kërkim të viktimave të radhës. Çka thonë vizitorët? Sipas disa prej vizitorëve, të cilët kanë marrë guximin ta vizitojnë këtë vend, aty mund të shihet qoftë fantazma e një mesogruaje, infermieres, pra, apo e një njeriu të sëmurë mendor, të veshur me veshje spitali. Për gruan thuhet se qeshet me histeri, me flokët e përzhitura dhe me sy të zi, të futur në gropë, derisa fantazma e të sëmurit thuhet se shihet më shpesh gjatë natës, me një copë qelqi në dorë, si armën e tij të preferuar. 

Besëtytni, apo diçka më shumë?

Disa eksplorues urbanë që kanë hyrë në këtë çmendinë të braktisur kanë raportuar se, papritmas, në trupin e tyre ishin paraqitur mavijosje dhe prerje. Ekziston një gojëdhënë, e cila thotë se, një djalë i ri, i cili nuk besonte në "këto gjëra", kishte hyrë në "Bethany House" për të dëshmuar se aty nuk kishte fantazma. Ai hyri brenda, por kurrë nuk u pa të dilte jashtë. Thuhet se shpirti i tij tani i takon çmendinës së braktisur. 

(Kosova Sot)