NASA: Një vrimë e madhe është hapur në diell

  • 29 May 2016 - 10:14
NASA: Një vrimë e madhe është hapur në diell

Një vrimë e madhe e zezë është vërejtur në diell, mirëpo, mos bëni panik, kjo nuk do të thotë që sistemit tonë diellor po i vjen fundi. Në fakt, kjo është një vrimë në koronën e diellit – në atmosferën e tij të nxehtë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Vrimat në atmosferën e diellit janë të zakonshme, mirëpo NASA së fundmi ka vërejtur një vrimë shumë të madhe, që mbulon një pjesë të konsiderueshme të hemisferës veriore të diellit. Vrima koronare është vërejtur nëpërmjet teleskopit, që vazhdimisht është i angazhuar me monitorimin e aktivitetit të diellit.

Tani hulumtuesit janë duke bërë përpjekje që ta gjejnë mënyrën se si erërat solare ndikojnë në satelitët, që gjenden në afërsi të planetit tonë. 

(Kosova Sot)