Zbulohet një shkrim i fshehur, 30.000 vjet i vjetër

  • 31 May 2016 - 10:15
Zbulohet një shkrim i fshehur, 30.000 vjet i vjetër

Sipas një kërkuesi, në vendin megalitik Sacsayhuamán ekziston një sistem ‘i fshehtë’ i shkrimit, 30,000 vjet i vjetër. Sipas kësaj teorie provokuese, në ndërtimin e kësaj strukture megalitike është shtypur një shkrim kaq i vjetër. Shumë njerëz besojnë se, mijëra vjet më parë, në planetin tonë ekzistonin civilizime shumë të përparuara. Këto civilizime antike kishin shpikur sisteme të sofistikuara të shkrimit dhe teknologji të tilla, të cilat më pas humbën si pasojë e kthesave të mëdha historike, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Fortesa antike megalitike Sacsayhuamán gjendet në një lartësi prej më shumë se 3600 metra në afërsi të qytetit Cuzco, Peru. Sikur edhe struktura të tjera të popullit inka, Sacsayhuamán ofron gurë të prerë me precizitet, por edhe populli inka besonte se kjo strukturë ekzistonte para civilizimit të tyre. Alienët?! 

(Kosova Sot)