Disa teori të çmendura, të cilat do t’ua ndryshojnë mënyrën se si e perceptoni botën (1)

  • 31 May 2016 - 20:08
Disa teori të çmendura, të cilat do t’ua ndryshojnë mënyrën se si e perceptoni botën (1)

Realiteti nuk është aq evident dhe i thjeshtë sikur që mund të mendojmë. Shkencëtarët dhe filozofët kanë bërë çdo përpjekje që ta ndryshojnë perceptimin e rëndomtë të botës, raporton Gazeta Kosova Sot

1. Ngrirja e madhe

Sipas teorisë së ngrirjes së madhe, i tërë universi ynë një ditë do të ndalet, do të mbetet pa energji dhe do të ngrihet. Kjo sepse universi, sipas kësaj teorie, ka një burim të shterur të energjisë dhe kur të mbarojë kjo energji, atëherë pason ngrirja e madhe.

 

Image

 

 

2. Solipsizmi

Solipsizmi është teori filozofike, e cila vlerëson se asgjë nuk ekziston, me përjashtim të vetëdijes së individit. Në shikim të parë, kjo teori mund të duket e marrë, por kur mendojmë më thellë, shohim se, përpos vetëdijes tonë personale, zor se mund të vërtetojmë ndonjë gjë. Mendoni një moment për të gjitha ëndrrat që i keni parë prej se mbani mend, e deri më tani. A nuk ka mundësi që çdo gjë rreth jush, të mos jetë asgjë, pos një ëndërr tepër e komplikuar? Ju mund të thoni se nuk keni dyshim në ekzistimin e disa gjërave, meqë ato i prekni, i nuhasni, apo edhe i shihni. Por, meqë edhe ëndrrat stimulojnë shqisat, atëherë atë që përjetoni, mund të zhvillohet vetëm në trurin tuaj. Prandaj, nuk ka pjesë të ekzistencës të cilën mund ta pranojmë pa dyshim. As pulën që e kemi ngrënë për darkë, e as tastierën që jemi duke e rrahur me gishta.

 

Image

 

3. Platoni dhe logosi

Me gjasë të gjithë ne kemi dëgjuar rreth Platonit, filozofit më të famshëm. Sikur të gjithë filozofët, edhe ai kishte idetë e tij rreth realitetit. Ai thoshte se përtej realitetit të perceptuar, ekziston një botë e formave “perfekte”. Çdo gjë që ne shohim, është vetëm një hije, një imitim i asaj sesi janë gjërat në të vërtetë. Ai thoshte se, duke e studiuar filozofinë, neve mund të na jepet rasti që ta kuptojmë një pjesë të asaj sesi funksionojnë gjërat. Duke qenë monist, ai thoshte se çdo gjë është bërë nga një substancë e vetme. Me zbulimin e molekulave dhe atomeve, shkenca e vërtetoi këtë pohim të tij.

 

Image

 

 

4. Prezentizmi

Koha është diçka të cilën ne e përjetojmë si materie, natyrisht nëse e shikojmë në një moment, ne e ndajmëatë në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Prezentizmi thotë se e kaluara dhe e ardhmja janë koncepte të imagjinuara, derisa vetëm e tashmja është reale. Me fjalë të tjera, kafjalli i ditës së sotme dhe çdo fjalë e këtij artikulli do të pushojë së ekzistuari sapo të keni mbaruar punë me të, derisa ta lexoni përsëri. Edhe e ardhmja është aq imagjinare, meqë koha nuk mund të ekzistojë para dhe pasi që të ndodhë, sikur që thoshte edhe Shën Augustini.

 

Image

 

(Kosova Sot)