A është piramida e madhe e Kinës më e madhja në botë?

  • 23 June 2016 - 21:38
A është piramida e madhe e Kinës më e madhja në botë?

Kur përmenden piramidat, automatikisht mendja na shkon te Egjipti i lashtë, edhe pse ka kohë që struktura të ngjashme janë zbuluar edhe në vende të tjera të botës. Me këtë, vetëm sa është rritur misteri i këtyre strukturave madhështore dhe të çuditshme. Bile, mendohet se piramida më e madhe në botë nuk gjendet në Egjipt, por në Kinë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ka shumë piramida afër qytetit kinez Xi'an. Aty janë bërë zbulime të shumta, sikur që janë p.sh. detajet e metalta, nga një metal, i cili nuk mund të identifikohet nga shkencëtarët. Besohet se piramidat kineze janë më shumë se 8,000 vjet të vjetra.

Sa për krahasim, derisa Piramida e madhe e Egjiptit ka rreth 52,900 metra katrorë, "Piramida e madhe e Kinës" ka më shumë se 202,000 metra katrorë. Përkundër kësaj, autoritetet kineze kanë mohuar ekzistimin e strukturave të tilla. 

(Kosova Sot)