Vullkani, i cili e rrezikon tërë Evropën

  • 24 June 2016 - 08:49
Vullkani, i cili e rrezikon tërë Evropën

Një vullkan në Islandë mund të shpërthejë çdo moment, e ekspertët e gjeofizikës thonë se kjo mund të ketë pasoja katastrofale,raporotn Gazeta Kosova Sot

Hekla, një vullkan, i cili gjendet në jug të Islandës, herën e fundit shpërtheu në vitin 2000, por shkencëtarët thonë se na pret një shpërthim i ri, i cili do të mund të shkaktonte probleme në trafikun ajror në tërë Evropën.

Pal Einarson, profesor i gjeofizikës në Universitetin shtetëror të Islandës, jua tërheq vërejtjen turistëve, të cilët ngjiten në vullkane. "Hekla është një vullkan i rrezikshëm. Nëse nuk do të kemi kujdes, atëherë mund të vijë deri te ndonjë katastrofë me rastin e erupsionit të ardhshëm". Vullkani Hekla vizitohet nga turistët gjatë tërë vitit. 

(Kosova Sot)