Irani përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit?!

  • 25 June 2016 - 22:09
Irani përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit?!

Harroni gjithçka që ju kanë thënë rreth sulmeve famëkëqija terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, një gjykatë e Nju-Jorkut ka vendosur se Irani ishte përgjegjës për këto sulme. Kjo mund të duket si shaka, apo mashtrim, por nuk është. Sipas "Bloomberg", gjykatësi George Daniels, më 10 mars të vitit 2016 kishte ardhur deri te përfundimi se rrëmbyesit e avionëve që kryen sulmet në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani, duke shkaktuar 2977 të vdekur dhe një dëm prej rreth 10,5 miliardë dollarësh, nuk kishin asgjë të bënin me bin Ladenin. Gjykatësi nuk pranoi të deklarohej se, nëse bin Laden ishte i pafajshëm, sikur që duket, a paraqet eliminimi i tij nga trupat speciale amerikane një vrasje të jashtëligjshme, transmeton gazeta Kosova Sot.

Të mos harrojmë se, që nga dita kur për këto sulme u fajësua Al Kaida, nuk ka pasur ditë të vetme që në botën arabe të mos ketë pasur të vrarë nga perëndimorët, gjë që ka ndikuar me të madhe në sentimentet midis Lindjes dhe Perëndimit, apo krishterimit dhe islamizmit. 

(Kosova Sot)