Një objekt misterioz përplaset në njërën unazë të Saturnit

  • 27 June 2016 - 16:19
Një objekt misterioz përplaset në njërën unazë të Saturnit

Sipas astronomëve, një objekt i çuditshëm sapo është përplasur në njërën prej unazave më të ngushta të Saturnit, duke lënë prapa një bisht kozmik,raporton Gazeta Kosova Sot

Në një raport të lëshuar nga NASA thuhet: "Saturni është i njohur si 'Stolia e Sistemit Diellor'. Me shkëlqimet shumëngjyrëshe që ka, unazat e Saturnit duken si një pikturë". Hulumtuesit kanë ardhur në përfundim që unazat e Saturnit janë të krijuara nga disa-trilionë copëza të pluhurit dhe akullit, që sillen përreth planetit me shpejtësi të ndryshme.

Çuditërisht, sipas hulumtuesve, madhësia e këtyre copëzave është e ndryshme dhe fillon nga madhësia e një kokrre të rërës deri në madhësinë e një ndërtese gjigante. Së fundmi astronomët kanë vërejtur një objekt misterioz, i cili është përplasur në njërën prej unazave të planetit gjigant, origjina e të cilit vazhdon të jetë misterioze. Ndonëse asgjë nuk është konfirmuar, thuhet që astronomët dyshojnë që objekti mund të ketë origjinë nga jashtë sistemit tonë diellor. 

(Kosova Sot)