A është Elvis Presley gjallë? Paraqiten dëshmi të reja

  • 28 June 2016 - 21:21
A është Elvis Presley gjallë? Paraqiten dëshmi të reja

Publikimi i një videoje të bërë në Grejslend ka ngjall thashethemet e vjetra, se Mbreti i rokut është gjallë. Në fakt, thashethemet rreth asaj se Presley nuk ka vdekur, filluan që nga viti 1977, kur ai zyrtarisht u shpall i vdekur. Teoria se ai është ende gjallë, paraqet njërën prej teorive më të përhapura të konspiracionit, transmeton gazeta Kosova Sot.

Përgjatë viteve, ka pasur njerëz që kanë pohuar ta kenë parë Mbretin, për të cilin thoshin se kishte sajuar vdekjen e vet, në mënyrë që të mund të jetonte rehat. Në "YouTube" është paraqitur një incizim rreth një roje të stadiumit në Grejslend, i cili me të vërtetë ka një ngjashmëri të konsiderueshme me Presley-n, apo me atë sikur që do të dukej ai sot, po të ishte ende gjallë. Komentuesit e shumtë thonë se, fakti që ai ngriti dy gishta lart, në formë të shkronjës V, tregon se ai me të vërtetë është Presley, i cili ua bën me dije ithtarëve të tij se ende është gjallë. Sikur të ishte gjallë, Presley tani do t'i kishte 81 vjet. 

(Kosova Sot)