Pas operacionit zgjohet me theks tjetër

  • 28 June 2016 - 21:45
Pas operacionit zgjohet me theks tjetër

Një nënë e tre fëmijëve, Lisa Alamia, ka lindur në Teksas, por theksi i saj është anglez, gjë që është shumë e çuditshme, kur dihet se ajo kurrë nuk ka udhëtuar diku jashtë SHBA-së. "Problemi" i Lisa-s filloi pasi që ajo u zgjua nga "pija" e një operacioni të thjeshtë. Ajo menjëherë kishte filluar që të fliste me theks anglez, gjë që kishte habitur tërë familjen e saj, por më së shumti edhe vetë atë. Ky nuk është rasti i parë i këtillë në botë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Në fakt, ka shumë raste të tilla, të cilat futen në kategorinë "sindroma e theksit të huaj", por rëndom një gjë e tillë paraqitet pas ndonjë goditjeje të fortë në kokë, pas zgjimit nga koma, apo pas infarktit në tru, e jo pas një operacioni të thjeshtë te dentisti. "Në fillim nuk dija çka të mendoja, isha tepër konfuze, por edhe më tej unë jam unë, theksi tjetër nuk më bën njeri tjetër", përfundon Lisa. 

(Kosova Sot)