Teleskopët e parë, 6.000 vjet të vjetër

  • 01 July 2016 - 09:43
Teleskopët e parë, 6.000 vjet të vjetër

Duket se “teleskopët” e parë janë krijuar rreth 6,000 vjet më parë nga astronomët antikë evropianë, të cilët kishin krijuar struktura të mëdha megalitike, të cilat fokusonin dritën, me qëllim të fitimit të një pikëpamjeje më të qartë rreth yjeve, për krijimin e kalendarëve.

Gjetjet e reja bëjnë me dije se njerëzit nga periudha e neolitit, kishin përdorur dhoma megalitike gjatë natës, për t’i vërejtur yjet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas astronomëve, kulturat evropiane të Epokës së gurit mund t’i kenë konsideruar yjet si një fenomen tepër të rëndësishëm, prandaj kishin vëzhguar lëvizjen e tyre me anë të “teleskopëve të mëdhenj antikë”, gjë që është konstatuar pas analizimit të vendeve të monoliteve në Portugali. Në disa raste, strukturat e tilla, apo teleskopët antikë, gjendeshin edhe në varre. 

(Kosova Sot)