Çfarë zërash dëgjohen në Mars?

  • 22 July 2016 - 09:20
Çfarë zërash dëgjohen në Mars?

Pse, deri më tani, asnjëherë nuk kemi dëgjuar zëra nga Marsi, derisa fotografi dhe incizime kemi parë? Me gjasë kjo pyetje nuk ju ka rënë ndërmend deri më tani, e lajmi më i ri që vjen nga NASA thotë se, misioni i ri, do të përfshijë edhe dy mikrofona, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në vitin 2020 NASA do ta dërgojë në Mars një rover, i cili do të jetë ‘trashëgimtar’ i roverit ‘Curiosity’, i cili aktualisht kryen detyra shkencore në sipërfaqen e planetit të kuq.

Edhe më parë në Mars janë dërguar mikrofona, por ata nuk kanë punuar. I pari ishte dërguar në vitin 1998, por ishte shkatërruar me rastin e aterrimit, derisa mikrofoni i dytë ishte dërguar në vitin 2008, por nuk mundi të kyçej për shkak të një prishjeje elektronike. 

(Kosova Sot)