Një fluturake misterioze vërehet mbi Skoci

  • 22 July 2016 - 13:57
Një fluturake misterioze vërehet mbi Skoci

UFO-ja është vërejtur nga një djalë adoleshent i cili ia kishte dalë që ta incizonte objektin misterioz me anë të celularit të vet. Adoleshenti dhe i ati i tij kishin mbetur pa fjalë pasi që kishin parë një UFO duke qëndruar pezull në qiell, mbi shtëpinë e tyre, për 15 minuta të plotë, para se të zhdukej. Objekti bizar ishte parë mbi një prinë në Ajer, Skoci, edhe pse rreth vet UFO-s nuk dihen shumë detaje, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Jamie Cooper, 33 vjeçar, thotë se objekti ishte vërejtur në fillim nga djali i tij 13 vjeçar, James, të dielën rreth orës 5.30 të pasditës.

Adoleshenti më pas ia tregoi incizimin t’et, pasi që ishte kthyer në shtëpi nga pazari, ku i ati i kishte thënë se kishte mbetur i hutuar nga ajo që kishte parë.

Jamie kishte deklaruar për “Sun”: "Kurrë nuk kam parë diçka të tillë. unë dhe djali mendojmë se bëhet fjalë për një UFO”. Ai tha se nuk ka ndonjë mendim sa iu përket alienëve. 

(Kosova Sot)