Çka i shkakton shpërthimet misterioze në Kaliforni?

  • 23 July 2016 - 10:32
Çka i shkakton shpërthimet misterioze në Kaliforni?

Në qytezën Sonora të Kalifornisë, çdo ditë vere, midis orës 11 dhe 14, dëgjohet një zhurmë jo e rëndomtë. Askush nuk e di nga vijnë ato shpërthime, gjë që ka krijuar hapësirë të mjaftueshme për teori të ndryshme të konspiracionit.

Kështu, disa thonë se qyteza në fjalë vizitohet nga alienët, apo që ushtria teston bombat e saj. Gjeologu lokal, Glen White, dyshon se zëri vjen nga magazina ushtarake, ku rregullisht dërgohet municioni i vjetër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Por, ajo magazinë gjendet me qindra km larg, në Nevadë. Ushtria ka demantuar një mundësi të tillë.

„Nuk besoj që shpërthimet mund të dëgjohen në një distancë prej 400 km, edhe atë përtej kurorës së maleve”, thotë një punëtor i magazinës. Varianti i vetëm i mundshëm mbesin alienët. A thua?! 

(Kosova Sot)