Kapsula e parë kohore e gatshme për lansim

  • 24 July 2016 - 15:22
Kapsula e parë kohore e gatshme për lansim

Kompjuterët nuk janë teknologjia e vetme që mbështetet në re. Një projekt i ri do të lansojë çipa kompjuterikë që përmbajnë kode të ADN-së. Zëra dhe informata të shkruara në një "re kozmike". Gjë e mirë është se të gjithë mund të marrin pjesë. Me emrin Zërat e Njerëzimit, qëllimi është që të ruhen qeniet njerëzore në rast se Toka goditet nga katastrofa transmeton Kosova Sot.

Çipat kompjuterikë që peshojnë nga një gram përmbajnë ADN, tregime, dokumente, filma, tërë bibliotekën e kongresit, do të dërgohen në orbitën e tokës përmes një sistemi laserik, i cili me rreze do t'i dërgojë të dhënat e koduara në mënyrë digjitale në hapësirë. Philip Lubin, një profesor i respektuar nga Universiteti i Kalifornisë në Santa Barbara e udhëheq këtë projekt. Ai dhe ekipi i tij i kanë mjetet e nevojshme për ta bërë të mundur këtë gjë. 

(Kosova Sot)