Zbulohen dy botë të ngrira

  • 24 July 2016 - 22:42
Zbulohen dy botë të ngrira

Sipas astronomëve, këto dy botë kanë pikat më të afërta me diellin në sistemin tonë diellor, edhe pse nuk janë shumë të largëta, por nuk ka gjasa që të jenë të ngjashme me atë Sedna. Hulumtuesit nuk janë të sigurt se si këta planetë kanë arritur orbita të tilla të pazakonta. Shumë njerëz besojnë se zbulime të ngjashme do t'u ndihmojnë astronomëve, që eventualisht ta gjejnë objektin më bishtnues në sistemin tonë diellor: Planetin Nëntë, të njohur edhe si Planeti X, transmeton gazeta Kosova Sot.

Në një përpjekje për të gjetur planetë që sillen në skajet e jashtme të sistemit tonë diellor, astronomët kanë zbuluar dy botë të reja përtej orbitës së Neptunit, orbitat e të cilëve janë në rezonancë me planetin e përmendur. Shtigjet e orbitave të tyre tregojnë se botët e huaja mund të kenë ndërvepruar me Neptunin në një të kaluar të largët dhe e bëjnë atë edhe tani, përkundër distancës së madhe nga gjiganti i gazit. 

(Kosova Sot)