Teoria e re: Planeti X e ka lëvizur gjithë sistemin diellor

  • 25 July 2016 - 08:39
Teoria e re: Planeti X e ka lëvizur gjithë sistemin diellor

Dikush e quan Planeti i Nëntë e dikush Planeti X. Pa marrë parasysh se si e quajmë, ky planet, çdo ditë e më shumë po bëhet temë debati në lidhje me ekzistencën e tij, lindjen e tij misterioze, vendndodhjen e tij dhe ndikimin që mund ta ketë ai në planetët tjerë në sistemin tonë diellor,raporton Gazeta Kosova Sot

Teoria më e fundit - që është zhvilluar nga astronomë të ndryshëm, që nuk janë të lidhur me njëri-tjetrin - pretendon që Planeti X e ka larguar sistemin diellor për gjashtë shkallë jashtë boshtit në raport me Diellin.

Kjo teori është zhvilluar në bazë të idesë që Planeti X, në rast se ekziston, është i pjerrët dhe vendndodhja e tij në sistemin tonë diellor pashmangshëm që ndikon në lëvizjen e tij. 

(Kosova Sot)