Trupi vdes, por shpirti vazhdon që të jetojë në kompjuter

  • 26 July 2016 - 08:46
Trupi vdes, por shpirti vazhdon që të jetojë në kompjuter

Michael Graziano, shkencëtar dhe profesor në Universitetin "Princeton", mendon se, në të ardhmen, vdekja do të nënkuptojë vetëm fundin e ekzistimit fizik, por jo edhe mendor. Pas vdekjes, mendja jonë, kujtimet dhe personaliteti, vetëdija e njëjtë, do të përcillen në formë digjitale dhe do të vazhdojnë që të jetojnë. ,raporotn Gazeta Kosova Sot

Paramendoni sikur ta skanoni trurin e gjyshes tuaj në aq detaje, sa që të mund ta bëni kopjen e saj mendore. Kur gjyshja të vdesë, do të vihet në funksion kopja, e cila do të vazhdojë që të jetojë në një univers të simuluar, sikur në video lojë.

Edhe më tej do të mund të flisni me të në telefon. Kjo e-gjyshe do të mendojë për veten e vet sikur për një person që ka ekzistuar gjithmonë, me kujtime dhe personalitet të njëjtë. 

(Kosova Sot)