Një formë e çuditshme vërehet në qendër të ‘Rrugës së Qumështit’

  • 28 July 2016 - 18:00
Një formë e çuditshme vërehet në qendër të ‘Rrugës së Qumështit’

Kur astronomi Dustin Lang kishte postuar fotografitë që ai e kishte nxjerrë nga “Rruga e Qumështit” duke përdorur eksploruesin e NASA-s, ‘Infrared Survey Explorer’. Ajo që ai e ka pritur më së paku Lang ka qenë reagimi i menjëhershëm në rrjetet sociale, me shumë njerëz që kanë vërejtur një formë të shkronjës ‘X’ në qendër të galaksisë sonë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ky zbulim është bërë në maj të vitit 2015, kur Lang – që ligjëron në Universitetin e Torontos – kishte nxjerrë fotografi tejet kualitative të galaksisë sonë. Misteri i kësaj fotografie është pikërisht në formën e shkronjës ‘X’, formë kjo që është krijuar nga një sërë yjesh, që dikur nuk janë vërejtur dhe nuk është ditur që ekzistojnë në galaksinë tonë. 

(Kosova Sot)