UFO në formë trekëndëshi 'pushton' qiellin e Virxhinias

  • 29 July 2016 - 20:24
UFO në formë trekëndëshi 'pushton' qiellin e Virxhinias

Një dëshmitar nga Virxhinia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka raportuar që ka parë dhe xhiruar një UFO në formë trekëndëshi, që ka lëvizur në qiellin e vendbanimit të tij, jo shumë larg sipërfaqes së tokës, rreth orës 21:00 të 24 korrikut,raporton Gazeta Kosova Sot

Dëshmia e tij është dërguar në Rrjetin e Hulumtimit të UFO-ve. Dëshmitari ka qenë bashkë me nënën e tij në momentin kur ka ngjarë incidenti i përshkruar, që i bie se ekzistojnë dy dëshmitarë që e kanë vërejtur fenomenin misterioz. Unë kam arritur që ta xhiroj UFO-n, e cila fillimisht ka qëndruar pa lëvizur, para se të nisej në drejtim të verilindjes, duke ndjekur një shteg të drejtë", ka shkruar ai në dëshminë e tij. 

(Kosova Sot)