Rastet misterioze kur trupat e të vdekurve nuk janë dekompozuar

  • 29 July 2016 - 21:51
Rastet misterioze kur trupat e të vdekurve nuk janë dekompozuar

Kur një person vdes, trupi i tij dekompozohet, megjithatë ky ligj i natyrës duket se nuk funksionon për të gjithë,transmeton Gazeta Kosova Sot.
 
1. Shën Catherine Laboure 

Catherine Laboure ka pretenduar që gjatë jetës së saj është vizituar disa herë nga Virgjëresha Mari dhe në një rast ajo kishte thënë që ka arritur t'ia vendoste duart në prehër virgjëreshës së famshme, teksa ishte duke u lutur në kishë. Catherine kishte vdekur në vitin 1876 dhe i ishte nënshtruar riteve të zakonshme të funeralit. Megjithatë, në vitin 1993, kur kisha i ishte nënshtruar procesit të kanonizimit, trupi i saj ishte zhvarrosur. Në atë moment ishte kuptuar që trupi i të ndjerës nuk ishte dekompozuar fare dhe sot e kësaj dite gjendet në Paris, i hapur për vizitorët.

Image

2. Xin Zhui Xin

Zhui ka qenë e gjallë gjatë kohës së Dinastisë Han dhe ka qenë bashkëshortja e një fisniku kinez. Në atë kohë, ajo kishte jetuar një jetë të luksit ekstrem dhe ka qenë shumë në mbipeshë). Në vitin 163 para lindjes së Krishtit trashësia e tepërt kishte bërë që ajo të pësonte sulm në zemër, që ishte bërë shkaktar i vdekjes së saj. Mirëpo, kur trupi i saj ishte zhvarrosur në vitin 1971, lëkura e saj ende ishte e butë dhe trupi i saj nuk ishte dekompozuar. 

Image

3. Dashi-Dorzho Itigilov 

Dashi-Dorzho Itigilov ka qenë një lamë budist në Rusi në fillim të shekullit të kaluar. Kur ai kishte qenë gjallë ai kishte kërkuar nga njerëzit përreth tij që t'i fillonin procedurat e funeralit dhe ai kishte filluar të meditonte. Teksa po meditonte, ai kishte vdekur. Ai, gjithashtu kishte kërkuar që pasi që të vdiste, trupi i tij të zhvarrosej një herë në disa vjet. Në vitin 2002 trupi i tij ishte zhvarrosur dhe ishte kuptuar që ai nuk ishte dekompozuar fare. 

Image

 

4. Shën Benita Zita Zita, sikur shumica e personave që konsiderohen shenjtorë, ka qenë një person shumë i sjellshëm dhe kur ajo ka qenë gjallë, përreth saj ishte krijuar një kult. Ajo ka vdekur në vitin 1272 dhe 300 vjet më vonë, trupi i saj ishte zhvarrosur dhe ishte kuptuar që nuk ishte dekompozuar. Që prej atëherë ajo është vendosur në Bazilikë të Italisë dhe është i hapur për publikun. 

Image

5. La Doncella 

Para rreth 500 vjetësh, kjo vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare ishte vrarë si pjesë e një sakrifice fetare në afërsi të territorit ku sot shtrihet Argjentina. Për shkak të motit të ftohtë dhe ajrit të thatë, trupi i saj ishte ruajtur deri në vitin 1999, kur ishte shikuar për herë të fundit.  

Image

 

(Kosova Sot)