A janë zbuluar krijesa deti në Mars?

  • 30 July 2016 - 09:01
A janë zbuluar krijesa deti në Mars?

Kërkuesit e alienëve pohojnë se guaskat e detit janë dëshmi se oqeani i lashtë dikur kishte jetë. Ka ekzistuar një oqean i lashtë në Mars që ka pasur më shumë ujë sesa arktiku dhe kërkuesit e alienëve besojnë se kanë zbuluar shenja që jeta dikur ka qenë e pranishme në atë oqean, transmeton gazeta Kosova Sot Online. 

Me lokacion në pluhurin e kraterit të Gusev-it duket se është një guaskë e rrumbullakët e thyer e detit, e cila mund të jetë dëshmi se Marsi ka pasur oqean me krijesa të gjalla. Kjo është vërejtja e dytë e një guaske gjatë kësaj jave dhe e kombinuar me fosilet e peshqve që shihen në pluhur, kjo shtyn shumë njerëz që të besojnë se kjo është dëshmi që jeta në fakt ka ekzistuar në planetin e kuq.

“E kam vërejtur këtë guaskë në vitin 2012 në kraterin e Gusev-it në një fotografi të NASA-s, por e pashë sërish këtë javë në një fotografi të re që nuk e kam parë ndonjëherë”, thotë Scott Waring, hulumtues i Marsit, në lidhje me fotografinë e bërë nga mjeti ‘Rover’.

‘Guaska e detit është ende aty dhe nuk është fshirë nga fotografia”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)