“X-Men” i vërtetë

  • 30 July 2016 - 21:10
“X-Men” i vërtetë

Filmat “X-MEN” ishin hite të mëdha nëpër kinema. Janë bazuar në librat e popullarizuar komik “X-Men”, një koleksion i mutantëve njerëzorë – të mirë dhe të këqij- që janë lindur në mënyrë të jashtëzakonshme, nganjëherë me fuqi bizare. Me emrat si “Wolverine”, “Storm”, “Cyclops”, “Magneto” dhe “Mystique”, ata sillni tornado nga qielli apo manipulonin me ambientin përmes telekinezisë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Këto personazhe, krijesë e librave komikë nga autori dhe ilustruesi Stan Lee, jetojnë vetëm në imagjinatë, në letër dhe në film. A do të besonit se ekziston një “X-Men” i vërtetë? Ata ndoshta nuk janë mutantë gjenetikë dhe nuk janë në gjendje ta kërcënojnë apo shpëtojnë botën me fuqitë e tyre, por ata janë të jashtëzakonshëm, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Njeriu ndriçues

Kur retë grumbullohen, Njeriu Ndriçues shumë i guximshëm qëndron në mbrojtje të natyrës për të tërhequr vetëtimën elektrizuese nga qielli. Roy Cleveland Sullivan ishte Rejnxher Pyjesh në Virgjinia që atraksion kishte vetëtimën... apo vetëtima e kishte atë. Në 36 vitet e tij si Rejxher, Sullivan ishte qëlluar nga vetëtima disa herë dhe ka mbijetuar, por nuk kishte kaluara u dëmtuar. Kur për të parën herë ishte goditur në vitin 1942, ai kishte humbur thoin nga gishti i madh i këmbës. Kanë kaluar 27 vite para se të goditej sërish, kësaj radhe qerpikët i kishte humbur. Vitin tjetër, më 1970, një sulm tjetër kishte djegur krahun e majtë të Sullivan. Njerëzit kishin filluar ta thërrasin “The Human Lightning Rod”. Roy nuk i kishte zhgënjyer. Vetëtima e goditi përsëri më 1972, duke ia kallur flokët duke e shtyrë ta mbante një kavanoz me ujë, për çdo rast. Uji i ndihmoi më 1973, kur u godit nga vetëtima duke e përplasur për veture, duke e goditur në kokë dhe duke hequr njërën këpucë. Sulmi i gjashtë më 1976 lëndoi kyçin e tij, ndërsa sulmi i shtatë më 1977 e kapi kur  peshkonte dhe e bëri për spital duke ia djegur barkun dhe gjoksin. Ai ia mori vetes jetën në vitin 1983.

Komanduesi i bishave  

Vetëm me fuqinë e mendjes, ai mund të komandojë kafshët që t’i binden kërkesave të tij. Vladimir Durov nuk ishte trajnues i zakonshëm i kafshëve. Si veteran në cirkun rus, ai ka pohuar se ka përdorur metodë të mahnitshme për të komunikuar me  bashkëpunëtorët e tij të cirkut – përmes telepatisë. Profesori W. Bechterev, udhëheqësi i Institutit për Hulumtimin e Trurit në Shën Petersburg, ka vendosur ta testojë pohimin e Durov. Bechterev kishte krijuar një listë detyrash që dëshironte të bënte një nga qentë e Durov. Ai me këtë rast kishte ngulur sytë e tij në tytë e qenit të vogël, duke transferuar në mënyrë psikike mendimet e tij te qeni.

Gruaja që lëvizte objektet

Vetëm me ndihmën e mendimeve, ajo mundet t’i lëvizë objektet. Nina Kulagina u bë një nga psikiatrit më të famshme në Bashkimin Sovjetik në vitet 1960, shkaku i të bëmave të saj me telekinezi dhe psikokinezi. Në filmat që kanë depërtuar jashtë Rusisë, Kulagina tregohej të ishte në gjendje të lëvizte objekte të vogla. Në vëzhgimet e bëra, Kulagina do të mbante duart e saj sipër objektit dhe për disa momente do të fillonin që të lëviznin nëpër tavolinë. Nganjëherë, objektet lëviznin edhe kur i kishte larguar ajo duart. Në fillimin e vitit 1970, Kulagina madje ishte rekrutuar nga Qeveria Sovjetike, nëse do të kishte mundur t’i ndihmonte Nikita Khrushchev të sëmurë. 

(Kosova Sot|)