Shkencëtarët: Pika e Madhe e Kuqe e Jupiterit gjeneron nxehtësi marramendëse

  • 31 July 2016 - 09:08
Shkencëtarët: Pika e Madhe e Kuqe e Jupiterit gjeneron nxehtësi marramendëse

J upiteri është njëri nga ata planetët e gaztë, brendësia e të cilit është e ftohtë, për shkak se orbita e tij është shumë larg diellit dhe ka temperatura shumë të larta në atmosferën e tij të sipërme,raporotn Gazeta Kosova Sot

Një studim i realizuar së fundmi, në lidhje me këtë dallim të temperaturave në planetin e sistemit tonë diellor, ka nxjerrë si rezultat një fakt mjaft interesant, që tregon se shenjat e kuqe të Jupiterit, në fakt, janë të shkaktuara prej nxehtësisë.

Shenja e Madhe e Kuqe është njëri nga lokacionet më të famshme në sistemin tonë diellor. Matjet e fundit, që janë realizuar nga shkencëtarët e udhëhequr nga Dr. Tom Stallard nga Universiteti i Lesterit, tregojnë që temperaturat në pikën që gjendet më shumë se 700 kilometra nga Pika e Madhe e Kuqe është 1500 gradë celsius, apo disa herë më e madhe sesa në çdo vend tjetër në Jupiter. 

(Kosova Sot)