Hetime me rastin e flijimit në CERN

  • 23 August 2016 - 09:59
Hetime me rastin e flijimit në CERN

Në qendrën kërkimore CERN në Gjenevë kanë bërë me dije se kanë filluar hetimet zyrtare rreth video incizimit të para disa ditëve, ku shihet “rituali i rremë i sakrifikimit”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Video-incizimi është xhiruar nëpër terr nga njëra prej ndërtesave të Organizatës evropiane për kërkime bërthamore dhe në të shihen disa njerëz të veshur me rroba me kapela, në oborrin para përmendores së madhe të perëndeshës indiane Shiva, duke bërë njëfarë rituali.

Pas disa sekondash një vajzë e heqë rrobën dhe shtrihet në tokë, ku njeriu i cili e udhëheqë ceremoninë shihet sikur ia ngulë asaj thikën. CERN ka bërë me dije që shkencëtarët ndonjëherë “ia lejojnë vetes që ta teprojnë me lojë”. A kemi të bëjmë me lojë, apo me diçka tjetër, ende nuk dihet.

(Kosova Sot)