Përpin 40 thika, "nën ndikim të shpirtrave"

  • 24 August 2016 - 21:24
Përpin 40 thika,

Një polic indian, i cili për dy muaj gëlltiti 40 thika, deklaron se këtë e ka bërë i shtyrë nga "fuqitë shpirtërore",transmeton gazeta Kosova Sot. Pasi që kishte shkuar te mjeku, për shkak të dhembjeve të hatashme të barkut, i ishin hequr thikat me anë të një operacioni, i cili zgjat rreth 5 orë. "Nuk e di pse e kam bërë këtë, por prapa kësaj qëndron ndonjë fuqi shpirtërore", deklaroi polici 42-vjeçar, emri i të cilit nuk u bë publik. Ai jeton në Punxhab dhe ka dy fëmijë. Sipas fjalëve të tij, gjithçka filloi në qershor, kur për herë të parë përpiu thikën dhe u kënaq nga ajo përvojë. "Kjo shumë shpejt mu bë shprehi", thotë ai. Përkundër të gjithave, polici indian thotë se nuk do ta kishte bërë më të njëjtën gjë. Edhe pse shërimi i policit është duke shkuar mirë, ai do t'i nënshtrohet edhe vlerësimit psikologjik, para se të lëshohet nga spitali. 

(Kosova Sot)