Gjenden elemente të jetës 1.400 vjet të dritës larg Tokës

  • 25 August 2016 - 10:12
Gjenden elemente të jetës 1.400 vjet të dritës larg Tokës

Një ekip shkencëtarësh ka vërejtur struktura molekulare të jetës në një mjegullnajë, që gjendet rreth 1.400 vjet drite larg nesh. Bëhet fjalë për mjegullnajën Iris, me ç’rast shkencëtarët kanë përdorë pajisje të sofistikuara për të kuptuar sesi “molekulat e jetës” – karbohidratet policiklike aromatike (PAH), kanë arritur në atë pjesë të gjithësisë, transmeton gazeta Kosova Sot Online. 

Studimi është botuar në revistën “Astronomy&Astrophysics”. Bëhet fjalë për molekula të shtypura të atomit të karbonit, të renditura në një shabllon gjashtëkëndor, të rrethuara nga hidrogjeni. Nën ndikimin e rrezeve të Diellit vjen deri te formimi i vargjeve edhe më të gjata të këtyre molekulave.

Shkencëtarët besojnë se zhvillimi i PAH-ut është njëri nga segmentet më të rëndësishme të paraqitjes përfundimtare të formave jetësore. 

(Kosova Sot)