Në CERN me të vërtetë është sakrifikuar diçka

  • 25 August 2016 - 15:33
Në CERN me të vërtetë është sakrifikuar diçka

Ditë më parë iu njoftuam rreth një videoje që filloi të qarkullonte në internet, ku shihej gjoja sakrifikimi (vrasja, flijimi) i një femre në një ceremoni që ngjante me ritualet pagane, apo satanike. Kjo video besohej të ishte incizuar në CERN (Organizatën evropiane për kërkime bërthamore), transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Këtu janë bërë eksperimente të cilat tanimë kanë ngjallur neverinë e shumë njerëzve, të cilët mendojnë se shkencëtarët e kësaj qendre janë duke luajtur “rolin e Zotit”, në tentimet e tyre që ta zbulojnë grimcën fillestare, nga e cila filloi universi, apo edhe jeta.

Pas hetimeve të thukëta, u konstatua se videoja ishte e rreme, e montuar, por megjithatë në CERN u bënë sakrifica. Punëtorët e saj, të cilët deshën që ta dëshmonin sensin e tyre të humorit, sakrifikuan vendet e tyre të punës, apo thënë më thjesht, mbetën të papunë. 

(Kosova Sot)