Papa do ta pranojë ekzistimin e alienëve në një konferencë fetare botërore

  • 26 August 2016 - 09:09
Papa do ta pranojë ekzistimin e alienëve në një konferencë fetare botërore

Pritet të mbahet një konferencë ekumenike midis tri feve monoteiste. Kjo ngjarje do të mbahet nga 4 deri 23 shtator të këtij viti. Mbledhja do të mbahet në qytetin e vjetër të Jerusalemit. Nuk kemi të bëjmë vetëm me takim fetar, meqë aty do të marrin pjesë edhe artistë, muzikantë, aktorë dhe media nga të katër anët e botës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ajo që dihet, është se figurë qendrore në këtë takim do të jetë Papa Françesku. Shumë të krishterë tanimë e akuzojnë atë se ka qëndrim tepër të butë ndaj islamizmit dhe se dëshiron t’i bashkojë këto dy fe, në një fe të vetme.

Kjo mbledhje e ka edhe emrin e vet, “Mekudeshet”. Ky mund të jetë fillimi i një feje të përbashkët botërore. Por, ajo që habitë edhe më shumë, ka të bëjë me pritjet se, mu në këtë takim, papa do të pranojë se alienët ekzistojnë. 

(Kosova Sot)