Numri i shtëpisë dhe fati i njeriut

  • 26 August 2016 - 19:48
Numri i shtëpisë dhe fati i njeriut

Me anë të numerologjisë të numrit të shtëpisë mund të zbuloni se çfarë energjie ju karakterizon. Duhet vetëm ta fitoni një numër njëshifror. Psh, numrin e shtëpisë e keni 68 (6+8=14; 1+4=5). Nëse jetoni në banesë, atëherë edhe numri i banesës duhet të kthehet në numër njëshifror,raporton gazeta Kosova Sot

Numri 1 - nënkupton individualitetin. Duhet të punoni në përmirësimin e raportit me fqinjët.

Numri 2 - nënkupton partneritet, lidhje të mira dhe dorëlirësi.

Numri 3 - paraqet përmirësim dhe zgjerim. Duhet ta ruani energjinë që të mos ju humbë.

Numri 4 - paraqet stabilitet dhe ndihmë ndaj të tjerëve. Ndani kohë të mjaftueshme edhe për veten tuaj.

Numri 5 - është numër i ndryshimeve, lirisë dhe eksitimit. Problemi mund të paraqitet për shkak se e teproni në gjithçka.

Numri 6 - harmonia dhe ekuilibri, familja dhe kreativiteti. Rreziku gjendet te zemërgjerësia e tepruar dhe te tërheqja në vetvete.

Numri 7 - paraqet mençuri dhe dritë. Ambienti është tepër i ngushtë për të gjithë, prandaj për këtë shkak mund ta keni përshtypjen se askush nuk ju kupton.

Numri 8 - begati në çdo gjë, fuqi, udhëheqje dhe respekt. Ka mundësi që të keni probleme me para.

Numri 9 - bamirësi dhe mençuri. Hapësira mund të jetë plot me kalimtarë të cilët kanë nevojë për ndihmë. Duhet gjetur masën adekuate. 

(Kosova Sot)