A mund të shkojmë te Toka 2.0 brenda 20 vjetësh?

  • 27 August 2016 - 08:48
A mund të shkojmë te Toka 2.0 brenda 20 vjetësh?

Zbulimi i një planeti të ngjashëm me Tokën rreth yllit Proxima Centauri menjëherë ka ngjallë interesim si të arrijmë deri atje. Ky yll gjendet 4.25 vite drite larg nesh. Planeti i tij, i cili gjendet në zonën e banueshme, është cilësuar nga shumë shkencëtarë si Toka 2.0, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Aktualisht, shkuarja atje mund të duket e pamundur, sikur që edhe është. Në prill të këtij viti, miliarderi Yuri Milner dhe fizikani Stephen Hawking zbuluan një projekt të ri, të quajtur “Breakthrough Starshot”, i cili ka për qëllim dërgimin e fluturakeve miniaturale në gjithësi, në sistemin e yllit Alpha Centauri, brenda dy dekadash, me një shpejtësi deri në 20% të shpejtësisë së dritës.

Këto fluturake të vogla mund të përshpejtohen me anë të laserëve nga sipërfaqja e Tokës. Nëse gjithçka shkon si duhet, nuk mund të përjashtohet mundësia që, një ditë, të arrijmë t’i shohim fotot nga kjo botë e re. 

(Kosova Sot)