Disa gjëra të tmerrshme, të cilat trupi ynë mund t’i bëjë spontanisht

  • 27 August 2016 - 21:57
Disa gjëra të tmerrshme, të cilat trupi ynë mund t’i bëjë spontanisht

Ndoshta nuk e dimë, por organizmi ynë është një sistem me të vërtetë i brishtë, ku ka shumë gjëra që mund të shkojnë keq. Ja disa prej tyre, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Image

Gishti i vogël i këmbës mund të bjerë vetvetiu

Gishti i vogël i këmbës duket se nuk ka asnjë funksion. Për këtë shkak, shkenca nuk i ka kushtuar atij ndonjë vëmendje të madhe. Ndoshta mu për këtë, nuk dihet pse ky gisht, në disa raste, e "ngufat" vetveten dhe shkëputet nga këmba. Kjo gjendje në mjekësi quhet dactylolysis spontanea ose ainhum dhe fillon krejt pa sherr. Papritmas paraqitet një unazë e fortë, fibroze rreth njërit, apo dy gishtave të vegjël të këmbëve. Më pas, unaza fillon që të shtrëngohet gjithnjë e më shumë, duke ndalur qarkullimin e gjakut për atë gisht. Më pas vjen edhe deri te thyerja e ashtit dhe gishti bie. Ky proces mund të zgjasë me muaj, apo me vite. Nuk ka asnjë shërim, pos që të amputohet gishti, para se ai të bjerë vetë. Nuk dihet shkaktari. 

Problemi me frymëmarrje, që shkakton vdekje sapo të flini

Kjo sëmundje e ka emrin Mallkimi i Ondine-it dhe prek pjesën e trurit që është përgjegjëse për frymëmarrje automatike. Edhe kur janë zgjuar njerëzit kanë probleme me frymëmarrje, por kur të flenë paraqitet problemi serioz, i cili mund të çojë deri në vdekje. Thënë thjesht, vjen deri te zhdukja e frymëmarrjes automatike, e cila përndryshe zhvillohet pa dijeninë tonë dhe na mban gjallë derisa flemë, apo jemi pa vetëdije. 

Image

Kur dëgjon zërat nga brendësia e organizmit

Duket se disa njerëz kanë eshtra të hollë të veshit të brendshëm, të cilët quhen eshtra temporalë. Nëse ky asht është tepër i hollë, apo edhe me ndonjë vrimë, atëherë mund t'i dëgjoni zërat që vijnë nga brendësia e organizmit tuaj. Kjo nuk është aspak e këndshme, meqë vazhdimisht dëgjoni zhurmë: të rrahurat e zemrës, gjakun duke qarkulluar nëpër damarë, bile edhe zhurmën që bëjnë sytë duke lëvizur. Kjo sëmundje shkurt quhet SCDS, e cila përpos kësaj, manifestohet edhe me marramendje dhe vështirësi tjera. Për fat, kjo sëmundje mund të shërohet me operacion. 

Eshtrat fillojnë që të zhduken

Nuk duam t'ju frikësojmë, por brenda secilit prej nesh gjendet një skelet i gjallë, e kemi fjalën për eshtrat tonë. Por, më i frikshëm sesa skeleti, është mungesa e tij. Kjo është realitet për njerëzit që vuajnë nga sëmundja Gorham-Stout, apo osteoliza idiopatike masive, që quhet më thjeshtë akoma edhe "sëmundja e zhdukjes së eshtrave". Thënë thjesht, njerëzit që preken nga kjo sëmundje, e humbin aftësinë që të formojnë eshtra të rinj. Te njerëzit normalë, kur vjen deri te thyerja e një ashti, atëherë ai ngjitet, me krijimin e ashtit të ri. Te kjo sëmundje, ashti i ri nuk formohet fare, derisa ai i vjetri vjen duke u shkatërruar. Njeriu mundet edhe të mbijetojë, derisa kjo sëmundje ta prekë boshtin kurrizor. Atëherë njeriu më mirë të vdesë, meqë shndërrohet në një "top" të paralizuar, me dhembje të hatashme. Nuk ka shërim dhe nuk dihet pse vjen deri te kjo sëmundje. 

(Kosova Sot)