Misteri i kidnapimeve të maceve në Austri

  • 28 August 2016 - 08:59
Misteri i kidnapimeve të maceve në Austri

Dhjetëra mace janë zhdukur në rrethana të mistershme në qytetin e Frauenkirhen. Autoritetet kanë lansuar një hetim rreth zhdukjes së 52 maceve e disa prej tyre kanë rishfaqur lëndime të pashpjegueshme, raporton Gazeta Kosova Sot

Një ekzaminim i veterinarëve ka zbuluar fakte rreth dëmtimeve dhe lëndimeve të qëllimshme, e madje kishte edhe shenja se disa prej tyre ishin zënë në kurth.

Banorët tanimë janë të brengosur se dikush me qëllim po gjuan dhe vret kafshët. "Unë isha i pari, të cilin banorët e kanë lajmëruar rreth zhdukjes së kafshëve të tyre që kishte filluar në fillim të këtij vitit", ka thënë Otto Bierbaum, zyrtari i qendrës lokale për shpëtim. 

(Kosova Sot)