Fakte të frikshme për arsenalin bërthamor

  • 28 August 2016 - 17:41
Fakte të frikshme për arsenalin bërthamor

Jua sjellim disa arsye pse do të duhej që menjëherë ta ndërtoni një strehë bërthamore në bodrumin tuaj, pasi kurrë nuk dihet se kur mund të vijë fundi, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

EKZISTOJNË 16 MIJË RAKETA, POR NEVOJITEN VETËM DHJETË

Në vitin 1945 është vërtetuar se numri i nevojshëm i bombave atomike për shkatërrim masiv është dhjetë. Po, vetëm dhjetë. Ato që mbeten, 15.990 janë vetëm të rrezikshme për shkak se janë ndryshkur dhe rrjedhin dhe askush nuk e di se çfarë duhet të bëhet me to. Pra, ekziston mundësia një në dhjetë se 16 mijë ose më shumë bomba atomike do ta rrafshojnë planetin gjatë jetës suaj, duke ju lënë në një ekzistencë të shkretë.

Image

FUNDI I BOTËS I KA VETËM DY STINË 

Nëse megjithatë e mbijetoni vargun e shpërthimeve atomike, ankthi mendor dhe fizik që shoqëron humbjen e madhe, kanceri, mutacionet, etja, uria dhe në fund qielli i zi dhe acari arktik, do të bëjnë që të mos gëzoheni edhe aq shumë. Duhet ta dini se fuqia bërthamore ka shkatërruar pothuajse gjithçka të gjallë e madje që ka zhdukur edhe disa të vdekur. Çfarë mendoni se i ka bërë shtresës së ozonit? Pas kalimit të dimrit bërthamor, mund t'i përshëndetni rrezet ultraviolete të diellit, që paralajmërojnë arritjen e verës bërthamore që nuk do të largohet kurrë.

Image

DO TË VDISNI NGA URIA 

Vlerësohet se rreth 2 miliardë njerëz do ta mbijetojnë shpërthimin bërthamor. Por, ata njerëz të mbijetuar kanë gjasa që vetëm të vdesin nga uria, dhe kjo gjë është me të vërtetë e trishtuar. Imagjinojeni veten duke ecur nëpër gërmadha, të armatosur për të dalë nga histeria, vetëm për të kuptuar se ka mungesë të ushqimit. Dy miliardë njerëz pra do ta arrijnë skajin e amshimit dhe të jetojnë mjaftueshëm gjatë vetëm për të vdekur nga uria.

Image

INSEKTET NË KËRKIM TË GJAKUT 

Brengë e madhe do të jenë edhe insektet mutante fluturuese. Mizat, mushkonjat, mollëkuqet, dhe fluturat do të përmbajnë nivele të larta të radioaktivitetit në krahët e tyre dhe do t'i shpërndajnë prej qiellit helmet e tyre. Ajo që dihet është se e tërë popullata e planetit është prekur me nivele të larta të radioaktivitetit. Pra, herën e ardhshme kur ta ekzaminoni një kafshim të mushkonjës dhe të tmerroheni nga mendimi për virusin Zika, duhet të mendoni më shumë. Duhet të mendoni për insekte të rrezatuara në kërkim të gjakut!

Image

MIJËRA ARMË TË VJETRUARA BËRTHAMORE RREZIKOJNË NJERËZIMIN

Njerëzit që kanë krijuar armët bërthamore që mund ta rrafshojnë planetin shumë shpejt e kanë bërë këtë pa bërë shumë shënime. Raketat tani janë duke u vjetruar, përmbajnë përbërës të komplikuar dhe nuk kanë ndonjë udhëzues të besueshëm që i shoqëron ato. Kjo e bën të pamundur çmontimin, përditësimin dhe shkatërrimin e sigurt të tyre. Pra, në një përpjekje për ta zgjidhur këtë problem, teknologët modernë vetëm u kanë shtuar përbërës shtesë këtyre armëve të ndryshkura, pasi nuk mund të bëhet asgjë tjetër. 

(Kosova Sot)