Njihuni me 'Syrin', ishullin sferik që lëviz vetvetiu

  • 28 August 2016 - 20:41
Njihuni me 'Syrin', ishullin sferik që lëviz vetvetiu

Në mesin e Amerikës Jugore, ekziston një ishull i çuditshëm dhe pothuajse sferik që lëviz vetvetiu. Liqeni i quajtur "syri" ka ujë të ftohtë akull. Deri më tani, askush nuk ka tentuar ta shpjegojë çfarë është ky "sy", që përbën shumë mistere, transmeton gazeta Kosova Sot.

Në bazë të tregimeve misterioze që kanë të bëjnë me ishujt, shumë njerëz kanë dalë me ide se "një rreth brenda një rrethi tjetër përfaqëson Zotin në Tokë, ndërsa që hetuesit e aktiviteteve paranormale thonë se kjo kërkon më shumë interesim. Ishulli është i vendosur në Parana Delta, midis qyteteve Kampana dhe Zárate, Buenos Aires, Argjentinë. Ishulli misterioz sferik përbëhet nga një sipërfaqe me një diametër prej 100 metra dhe lëviz - me sa duket vetvetiu herë në njërën, herë në anën tjetër.

(Kosova Sot)