"Goblinët misteriozë" e kapin dhe e fusin një grua në kafaz

  • 30 August 2016 - 08:24

Një grua ka thënë se është zënë nga alienët, të cilët ajo i quan "goblinë", të cilët e kanë zënë dhe e kanë mbajtur rob për pesë ditë. Gruaja, e cila përmendet vetëm me emrin Jasmina, ka deklaruar për një TV stacion në Nikaragua se xhuxhët keqbërës e kishin mashtruar dhe larguar nga shtëpia e saj në Monte Oscuro, në Nikaraguan perëndimore, derisa ishte fëmijë, transmeton gazeta Kosova Sot.  

Dhe, ajo thotë t'i ketë kaluar gjashtë net në një shpellë të gjendur në majë të një shkëmbi. Ajo thotë që xhuxhët u paraqitën një ditë, derisa ajo ishte duke luajtur dhe e morën me vete. Sipas njoftimeve, Jasmina më pas ishte shpëtuar nga familjarët, pasi që morën këshilla nga një 'shtrigë' lokale. Njerëzit lokalë në këtë pjesë të Nikaraguas me të madhe besojnë në ekzistimin e xhuxhëve. 

(Kosova Sot)