Shkencëtarët kaluan një vit në rrethana të jetës në Mars

  • 30 August 2016 - 11:00
Shkencëtarët kaluan një vit në rrethana të jetës në Mars

Gjashtë shkencëtarë kanë përfunduar në Havaje misionin e simulimit të jetës në Mars, meqë për një vit kanë jetuar të izoluar në një kupolë në mal. Gjatë tërë vitit shkencëtarët që gjendeshin në malin Mauna Loa mund të dilnin nga kupola vetëm me rroba astronautësh. Anëtari francez i ekipit, Ciprian Verse, ka thënë se simulimi në Havaje tregon se misioni në Mars mund të ketë sukses, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

"Unë mund t’ua tregoj përshtypjen time, se misioni në Mars është real në një të ardhme të afërt. Mendoj se pengesat teknike dhe psikologjike mund të tejkalohen ", tha Verse.

Christiana Hinike, anëtarja nga Gjermania, tha se shkencëtarët ia kanë dalë që të gjejnë ujë në klimë të thatë, duke thënë se uji mund të nxirret edhe nga dheu, i cili në shikim të parë duket i thatë. 

(Kosova Sot)