A është zgjedhur sekreti i Atlantidës

  • 31 August 2016 - 08:38
A është zgjedhur sekreti i Atlantidës

Një gazetar italian mendon se e ka zgjidhur misterin e Atlantidës, ishullit mitik të cilin e përmend filozofi grek Platon në shekullin IV para erës së re. Sergio Frau, autor i librit "Shtyllat e Herkulit" ka deklaruar se Italia është afër gjetjes së këtyre shtyllave, të cilat janë përshkruar për herë të parë në periudhën antike, transmeton gazeta Kosova Sot.

Frau beson se shtyllat e Herkulit në fakt gjendeshin në moreuzin sicilian, e jo te Gjibraltari. Frau tregon të ketë përdorë dromët në hulumtimin e Sardenjës dhe ka gjetur dëshmi që përputhen me përshkrimin e Platonit. Ky hulumtues italian thotë se teoria e tij ka zgjuar interesimin e UNESCO-s dhe të Akademisë italiane të shkencave. Në anën tjetër, shkencëtari gjerman Michael Habner thotë se Atlantida gjendej në Marok, në jug të Kazablankës.

(Kosova Sot)