A filloi Antropoceni në vitin 1950?

  • 31 August 2016 - 10:29
A filloi Antropoceni në vitin 1950?

Shkencëtarët tani besojnë se epoka e Holocenit mund të ketë mbaruar disa dekada më parë. duke filluar rreth 9,700 vjet më parë dhe duke përfshirë ndikimin mbarëbotëror të racës njerëzore, epoka e Holocenit mund të ketë mbaruar në vitin 1950, sipas një studimi të ri ndërkombëtar, i cili sugjeron se tani jetojmë në epokën e Antropocenit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Emri i kësaj periudhe të re ka për qëllim që të përfshijë mënyrën sesi njerëzimi tani ndikon planetin dhe çështjet globale, sikur që janë ndryshimet klimatike, etj.

"Veprimtaria njerëzore pa dyshim ka lënë gjurmë në tokë për mijëra vjet, mjafton të dish ku të kërkosh", thotë paleobiologu profesor Jan Zalasiewicz. Por, mund të nevojiten edhe disa vite të tjera para se kjo periudhë të njihet zyrtarisht.

(Kosova Sot)