Çka fshihet prapa shqisës së gjashtë?

  • 31 August 2016 - 20:29
Çka fshihet prapa shqisës së gjashtë?

T ash vonë shkencëtarët kanë prezantuar zbulimet me të cilat tentojnë që ta dëshmojnë sesi njeriu me të vërtetë posedon shqisën e gjashtë. Në fakt, dihet se zogjtë në hapësirë orientohen me anë të shqisës, e cila nuk është asgjë tjetër, pos pranues i cili regjistron veprimin e fushës magnetike të Tokës. Ky pranues quhet magnetoreceptor dhe shumë studime shkencore kanë dëshmuar se këta receptorë gjenden te të gjitha kafshët., raporton Gazeta Kosova Sot

Por, nuk ka dëshmi se ata gjenden edhe te njeriu e, edhe nëse i kemi, nuk dihet si funksionojnë këta receptorë. Studimet antike këta receptorë i quajnë shqisa e gjashtë, ku shumë dukuri të pashpjegueshme shkencore, që lidhen me sjelljen e njeriut, i përshkruhen mu kësaj shqise. Kjo shtron pyetjen se a ka të bëjë kjo shqisë me parashikimin e së ardhmes, apo me fenomenet e tjera paranormale që hasen te disa njerëz. 

(Kosova Sot)