NASA zbulon ‘evidenca të aktivitetit’ në hënën e Jupiterit

  • 25 September 2016 - 23:36
NASA zbulon ‘evidenca të aktivitetit’ në hënën e Jupiterit

NASA zbulon ‘evidenca të aktivitetit’ në hënën e Jupiterit

Të hënën agjencia hapësinore NASA do ta mbajë konferencën e radhës për medie, ku ka paralajmëruar se do t’i publikojë gjetjet më të reja në lidhje me atë që është quajtur “gjetje e provave të befasishme të aktivitetit” në hënën e Jupiterit – Europa –një vend i ngrirë, që besohet të jetë njëri nga më të përshtatshmit për kërkimin e ekzistencës së jetës jashtëtokësore në sistemin tonë diellor,transmeton Gazeta Kosova Sot.

Megjithatë, NASA, duke dashur të mos lejojë shfaqjen e spekulimeve, ka qartësuar se paralajmërimi i tyre nuk ka të bëjë me gjetjen e jashtëtokësorëve. 

(Kosova Sot)