NASA rreth aktiviteteve në ‘hënën’ e Jupiterit

  • 28 September 2016 - 16:40
NASA rreth aktiviteteve në ‘hënën’ e Jupiterit

Agjencia hapësinore amerikane (NASA) ka bërë me dije për “dëshmitë befasuese”, që flasin për satelitin më të madh natyror të Jupiterit. Në fakt, teleskopi “Hubble” ka gjetur dëshmi rreth ekzistimit të oqeaneve të mbushura me ujë nën shtresën e akullit të trashë disa kilometra në Evropë, njërën nga “hënat” e Jupiterit. Tanimë dihet se edhe Toka posedon një oqean të nëndheshëm, i cili mund të përdoret për mbështetjen e ekzistimit të jetës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

shkencëtarët thonë se ngjarjet e sotme e kanë rritur bindjen sesi uji dhe materialet e tjera nga oqeanet e fshehura në Evropën e Jupiterit, mund të gjenden edhe në sipërfaqe të saj dhe sesi NASA do ta studiojë mundësinë e shkuarjes së njeriut në këtë satelit të Jupiterit. 

(Kosova Sot)