UFO-t tentojnë që të bisedojnë me ne?!

  • 20 October 2016 - 08:05
UFO-t tentojnë që të bisedojnë me ne?!

Një video që është bërë në një errësirë totale, shihen disa drita duke "vallëzuar" në qiell, ku askush nuk e di çka ishin ato. Shpjegimi më i mundshëm është se ato drita mund të kenë qenë të UFO-ve. Incizimi, përndryshe, është bërë më 15 tetor në Karolinën veriore, transmeton gazeta Kosova Sot.

Numri i dritave është nga 5 dhe 10 sosh. Sipas ithtarëve të ekzistimit të alienëve, respektivisht UFO-ve, alienët kishin tentuar që të komunikonin me neve me anë të atyre dritave. Por, sikur edhe gjithmonë, ka të tillë që tërë këtë incizim e konsiderojnë të falsifikuar, të cilët nuk besojnë në ekzistimin e alienëve dhe për të cilët, publikimi i videove të tilla paraqet manipulim me publikun. E vërteta, sikur edhe gjithmonë, qëndron në mes.

(Kosova Sot)