Jeta ekziston në mars dhe ka kohë që është zbuluar

  • 20 October 2016 - 19:14
Jeta ekziston në mars dhe ka kohë që është zbuluar

Një studim i ri i botuar në "Journal Astrobiology" sugjeron se eksperimenti i vitit 1976 'Viking (LR)' kishte gjetur dëshmi të ekzistimit të jetës mikrobiale në sipërfaqe të Marsit, raporton Gazeta Kosova Sot

Dyzet vjet më parë, para se ta dinim që në Mars ka ujë në gjendje të lëngët dhe se Planeti i Kuq ishte më i afërti me Tokën në sistemin diellor, eksperimenti "1976 Viking (LR)" gjeti dëshmi bindëse për mbështetjen e ekzistimit të jetës në Mars, thotë një studim i ri. Por, çuditërisht, gjetjet e këtij eksperimenti ishin konsideruar të gabueshme. Sot, shkencëtarët mendojnë ndryshe.

Fajin e kanë skeptikët Tërë bota sot është në kërkim të ekzistimit të jetës jashtë planetit tonë, më konkretisht në Mars. Në vitin 1976, një eksperiment i njohur si "Viking Labeled Released" dha rezultate pozitive rreth pranisë së gjurmëve të jetës në Mars. Që të dy sondat "Viking", të cilat u lëshuan në Mars rreth 6000 km në distancë, dhanë rezultate tepër të ngjashme, të cilat bënin që të konkludohej se ishte detektuar jeta në Mars. Por, skeptikë sikur që jemi për nga natyra, zbulimi në fjalë u cilësua si jo i besueshëm. Materiali i dheut që e mbështetë këtë shpjegim, mbetet mister. Tani, 40 vjet pas eksperimentit "Viking Labeled Released" dhe me një databazë të re me dije të reja, ekspertët thonë se nuk mund të përjashtohet mundësia që, në sipërfaqe të Marsit, të ketë jetë. Astrobiologët thonë se ka dëshmi të shumta për këtë.

Shpëtimi, te misionet me njerëz Ajo që ekspertët bënë, ishte "gërmimi" në eksperimentet LR të vitit 1976 "Viking Labeled Release". Kërkuesit shkencorë gjetën se, mostrat e dheut të mara nga Marsi, kishin ngjashmëri me dheun e Tokës, duke përfshirë mostrat e marra në Kaliforni, Alaskë dhe Antarktik. Meqë Marsi ka qenë temë e debatit për më shumë se 50 vjet, janë propozuar shumë shpjegime dhe teori për adresimin e zbulimeve të caktuara. Kërkuesit shkencorë duhet t'i marrin parasysh të gjitha mundësitë, duke përfshirë edhe ato të cilat sugjerojnë se rezultatet e eksperimentit nga viti 1976 ishin të gabueshme. Në anën tjetër, shkencëtarët thonë se, mënyra më e saktë për ta ditur se a ka, apo nuk ka jetë në Mars, është me anë të misioneve me njerëz, kur një gjë e tillë të jetë e mundur. Meqë misionet e tilla janë të paevitueshme, është imperativ që rezultatet e këtij studimi të analizohen në hollësi. Ekspertët thonë se, në mostrat e marra, mund të ketë qoftë edhe forma "dormante" (të fjetura) të jetës. 

(Kosova Sot)