Nëndetësja u sulmua nga një përbindësh

  • 21 October 2016 - 08:54
Nëndetësja u sulmua nga një përbindësh

Një nëndetëse gjermane, për të cilën thuhet se ishte sulmuar nga një përbindësh nënujor, është gjetur afër brigjeve të Skocisë,transmeton gazeta Kosova Sot. E zbuluar afër Uigtaunshajrit në jugperëndim të vendit, gërmadha e nëndetëses gjermane nga Lufta I Botërore u identifikua nga punëtorët të cilët ishin duke vendosur një kabllo të re nënujore të energjisë, nën Detin verior.
Mendohet se bëhet fjalë për nëndetësen SM UB-85 – një nëndetëse në formë të shkronjës U, që gjendej nën komandën e kapitenit Gunther Krech, ishte zënë në sipërfaqe nga anijet patrulluese britanike në vitin 1918. Për befasi të britanikëve, forcat gjermane u dorëzuan thuajse menjëherë. Më pas, gjermanët treguan se nëndetësja e tyre, para se të ndalej nga anglezët, ishte sulmuar nga një përbindësh nënujor. Sipas tyre, përbindëshi kishte kokë të vogël, por dhëmbë të mprehtë që shkëlqenin nën dritën e hënës. Tani kur janë gjetur mbetjet e kësaj nëndetëseje, ndoshta mund të kuptohet se çka vërtetë kishte ndodhur me të. 

(Kosova Sot)