"S'e kemi nijetin me dalë"!

  • 21 October 2016 - 23:11

Shpirtrat e këqij i përgjigjen priftit, i cili tenton që t'i nxjerrë ata jashtë trupit të një gruaje, me anë të ekzorcizmit,raporton Gazeta ksoova Sot

Një grua e pushtuar nga shpirtrat e këqij, ishte dërguar në kishë nga një polic, i cili e kishte parë atë duke përjetuar sulm. Më pas aty erdhi një prift, i cili e rrethoi gruan me relikte dhe filloi ta ushtronte praktikën e ekzorcizmit. Në një video shqetësuese shihet momenti kur shpirtrat e ligj ia kthejnë fjalën priftit, derisa ai tenton ta çlirojë gruan nga djajtë, duke i thënë se "nuk e kanë nijetin", që të largohen nga gruaja e gjorë. Gruaja shihet duke bërtitur, derisa ajo afrohet afër relikteve të shenjta, si pjesë e praktikës së ekzorcizmit gjatë celebrimit vjetor të Shën Paraskevës, patronit të Katedrales metropolitane në Iasi të Rumanisë. 

Të pranishëm 300 000 pelegrinë Këtë vit, kjo ceremoni joshi më shumë se 300,000 pelegrinë, kryesisht të krishterë ortodoksë. Besimtarët ishin mbledhur për të parë reliktet e shenjta, për të cilat besohet se kanë veti mrekullibërëse. Duket se edhe policët në detyrë ishin të krishterë, meqë kur gruaja filloi të kishte sulm, në vend se ta çonin atë në autoambulancë, e morën dhe e afruan te reliktet e shenjta. Në fillim, dy policët dhe një infermier fillojnë që ta çojnë gruan te autoambulanca, por më pas një plakë i ndalë ata dhe iu thotë që ta dërgojnë gruan te reliktet e krishtera. Përgjatë rrugës, gruaja dëgjohet duke bërtitur: "Jo, ku jeni duke më çuar"? Pasi që gruaja çohet te arkivoli i qelqtë me relikte të shenjta, plaka që e kishte shoqëruar ia mban me forcë kokën të ngjitur për arkivolin e qelqtë, derisa dy policët ia mbanin trupin gruas që bërtiste. Më pas afrohet prifti dhe një grua dëgjohet duke thënë: "Mos e lini gruan të ikë".

Djajtë kundërvihen Gruaja bërtet: "Nuk po dal, nuk e kam nijetin të dal". Pasi që gruaja pushon së bërtituri dhe ka një pamje të lodhur, dikush në prapavijë thotë: "Shenjtit me të vërtetë bëjnë mrekulli". Më pas duket sikur gruas i ka ra të fikët dhe ajo dërgohet nga policët dhe infermierët te një pikë e ndihmës së parë, por shoqëruesja e saj e vjetër thotë se mjekësia moderne nuk mund t'i ndihmojë asaj. Gazetarët rumunë nga portali "ziare.com" kanë kontaktuar me zyrtarin policor Ionut Catana, duke e pyetur atë se a është normale që policët të asistojnë në një ritual të ekzorcizmit. Zyrtari policor u përgjigj: "Policët nuk morën pjesë në procesin e ekzorcizmit, por të ofrimit të ndihmës së parë. nga pikëpamja jonë, çdo person me sjellje të tilla, ka probleme mjekësore. Policët e çuan gruan te pika e ndihmës së parë. Meqë kjo pikë gjendet në oborr të kishës, atyre iu desh që të kalonin pranë relikteve të shenjta, pra ata nuk e bënë atë veprim me qëllim". Emri i gruas së pushtuar nga djajtë nuk u bë publik. 

(Kosova Sot)